Transmetuar më 09-03-2023, 12:37

Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Brazilit ka refuzuar mundësinë e bllokimit të pasaportës së Robinho. Gjykatësi Maria Wasza de Assis Moura e ka marrë këtë vendim për "mungesën e legjitimitetit" të Unionit të Grave Braziliane (UBM) për ta kërkuar atë, siç raportohet nga gazeta braziliane "O Globo".

Kërkesa për bllokim pasaporte ishte bërë nga shoqata e lartpërmendur, një grup njerëzish që gjithashtu propozuan ta apelojnë kauzën kundër futbollistit. Masa, sipas mendimit të gjykatësit, është plotësisht "e parakohshme".

Përkundër faktit se zv.Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit u hap kohët e fundit për ish-futbollistin e Milanit, për ta arrestuar dhe vuajtur dënimin me 9 vite burg, sa është dënuar në Itali, ende nuk ka asnjë hap në këtë drejtim në vendin e Amerikës së Jugut.

Robinho vazhdon, ndërkohë, të jetojë i lirë në Brazil, pavarësisht urdhrave të arrestimit ndërkombëtar të lëshuar nga Italia në fillim të vitit 2022. Vendi transalpin ka kërkuar qysh në fillim të tetorit ekstradimin e ish-sulmuesigt të Real Madridit, Milanit dhe Manchester City, për shkak se është dënuar me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze të re shqiptare në Milano.

Sidoqoftë, Kushtetuta Braziliane nuk e parashikon një masë të tillë për qytetarët e saj. Më 19 janar 2022, Robinho mori dënimin e fortë për përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare në një disko, ndërsa ajo festonte ditëlindjen.

Krimi u krye nga katër persona, përveç futbollistit, i cili e detyroi viktimën të pinte deri në atë pikë sa të ishte pa vetëdije dhe e pamundur për t’i rezistuar agresionit seksual. Dënimi i parë u shqiptua në vitin 2017, më pas e ratifikoi Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2021.

Trupa gjykuese verifikoi se Robinho vepronte me "përbuzje speciale për viktimën". Dënimi përfundimtar ishte ai i vitit 2022, kështu që çështja u mbyll dhe nuk pranon më shumë pretendime.