Transmetuar më 09-03-2023, 12:09

Afrika e Jugut- Luani, ‘mbreti i pyllit’ dhe kafsha më e fuqishme, elefanti, u takuan në një pus uji.

Në një video të postuar nga platforma e kafshëve të egra Latest Sightings, një luaneshë po rrinte pranë pusit të Rezervatit të Lojërave Balule kur një elefant iu afrua, duke i tërhequr vëmendjen luaneshës. Elefanti filloi të zhysë feçkën e tij në pus dhe të pinte ujë.

Shikoni VIDEON:

Elefanti përdori feçkën e saj për t’i hedhur ujë luaneshës, i cila kërceu menjëherë në shkurre.

Kafsha gjigante lëshoi një ulërimë triumfuese teksa ndiqte luanin. Më pas shihet që elefanti bën ca hapa pas për t’u tërhequr, pasi tashmë vetëm e dëgjonte luaneshën por nuk e shihte dot… dhe video përfundon me kaq.

"Luanesha dhe elefanti kaluan një ditë me njëri-tjetrin, ndoshta tashmë me më shumë respekt ndaj njëri-tjetrit"/ Latest Sightings