Transmetuar më 09-03-2023, 11:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njohur dhe do të regjistrojë zyrtarisht Partinë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, pasi sipas ligjit ai figuron ende si kryetar i partisë.

Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ vendos vetëm në bazë të vendimeve të gjykatës dhe ligjit dhe perceptimeve personale apo të anëtarësisë.

“Për KQZ mjafton që të jetë e provuar se kush e ka këtë legjitimit, kush është personi që përfaqëson PD me të tretë dhe kush është organi drejtues i kësaj partie.

Pyetja është se kush vendos për këtë gjë, a vendos KQZ se kush është drejtuesi i një partie?

Jo nuk është KQZ, por ne na paraqitet dokumentacioni që tregon se kush është përfaqësuesi apo drejtuesi i një partie politike. Për aq kohë sa KQZ nuk vendos KQZ duhet ta marrë nga një palë e tretë këtë informacion.

Ligji për partitë politike e ka përcaktuar shumë mirë dhe qartë dhe është një dokument që vjen nga gjykata që vendos kush është drejtuesi i një paritë.

Diskutimet rreth kësaj pastaj janë të kota se e përcakton ligji ku dokumentet disponohen nga gjykata e shkallës së parë, ku përcaktohem emri i partisë dhe drejtuesi i saj.

Anëtarësia e partisë politike mund të njohin për drejtues të një partie këdo që ata çmojnë, por për ligjin dhe për institucionet si KQZ ajo që merret në referencë është dokumenti zyrtar.

Do të ishte e dëmshme nëse KQZ do merrte këtë vendim bazuar mbi perceptime apo fakte publike për sa kohë ekziston një dokument zyrtar dhe vërteton një fakt të caktuar.

Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD, por kjo nuk ndryshon ligjin që tregon një fakt të ndryshëm nga ajo që unë apo çdokush tjetër percepton. Për zgjedhjet e 14 majit bazuar në dokumentet zyrtare që janë vënë në dispozicion të KQZ e ka Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit”, tha Celibashi.

Gjithashtu Celibashi i ka dhënë kohë 48 orë PD dhe përfaqësuesit të saj ligjor Indir Sefa që të plotësoj mungesat në dokumentacion, që lidhen me autorizimin nga Lulzim Basha për delegimin e kompetencave.

“Vlerësimi i delegimit të kompetencave ndaj një personit të tretë dhe në vlerësim të gjithë dokumentacionit ky nuk është i plotë dhe në përputhje me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë ligji, akti autorizues duhet të jetë i qartë, që do të thotë se kush e lëshon autorizimin, kush është i autorizuari dhe kush janë kompetencat e të autorizuarit.

Kush e autorizon është e qartë dhe se kush është i autorizuari, por duhet të përcaktohet dhe plotësohet qartësisht se kush do të jenë kompetencat e të autorizuarit. Që të jetë e plotë do të thotë që nuk ka vend për një kuptim të dytë të atij veprimi. Keni 48 orë kohë që të bëni plotësimet e kërkuar për deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike”, tha Cellibashi.