Transmetuar më 09-03-2023, 10:29

Tiranë- PS cakton datën se kur do të shpallë kandidatët e saj për zgjedhjet e 14-Majit.
Sot Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me Kryesinë e PS.
Takimi i cili zgjati gati 1 orë, kishte në fokus pikërisht zgjedhjet.
Pas përfundimit të takimit, u vendos që Kryesia të mblidhet sërish më datë 25 mars për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet lokale të “14 Majit.
Pjesë e diskutimit të sotëm ishte organizmi i PS në të gjitha degët e saj, në funksion të maksimalizimit të votave të kandidatëve.