
Termocentrali bërthamor i Zaporizhia ka humbur furnizimin me energji elektrike, pasi forcat ruse lëshuan një breshëri raketash në 7 rajone të Ukrainës.
Sipas raportimeve të fundit, si pasojë e këtyre sulmeve deri më tani kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
Sipas zyrtarëve ukrainas, shënjestra e raketave ruse nuk ishin vetëm pikat strategjike, por edhe ndërtesat e banimit.
Zyrtarët vendas njoftuan se granatimet kanë shkëputur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga rrjeti energjetik ukrainas.
“Sot është ndërprerë linja e fundit e komunikimit ndërmjet NPP-së së okupuar Zaporizhzhia dhe sistemit energjetik të Ukrainës. Karburanti për funksionim mbetet për 10 ditë”, thuhet në një deklaratë të kompanisë së energjisë Enerhoatom.
Në gusht të vitit të kaluar zjarret e shkaktuara nga granatimet prenë linjën e fundit të mbetur të energjisë në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, duke e shkëputur përkohësisht atë nga Rrjeti Kombëtar i Ukrainës për herë të parë në gati 40 vjet funksionim. Më pas, u deshën dy javë që energjia t’i rikthehej uzinës.
Presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e tij pak më shumë se një vit më parë. Që atëherë, dhjetëra mijë luftëtarë dhe civilë janë vrarë ose plagosur dhe miliona ukrainas janë detyruar të lënë vendbanimet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





