Transmetuar më 08-03-2023, 20:56

Greqi- Histori pürekëse vijnë nga aksidenti tragjik i përplasjes së trenave në Greqi.

“Zot më jep forcë të rris djalin tonë”.

Këto janë fjalët e partnerit të Athinasë, 34-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në Tempe të Greqisë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan: Gruaja e jetës sime, diamanti im, nëna më e mirë në botë, nuk kam forcë të shkruaj shumë, do të them që për mua je gruaja më e mirë në botë dhe për Christon tonë nëna më e mirë që mundi të kishte.

Kërkoj forcë nga Zoti që të mund të qëndroj në këmbë për të rritur djalin tonë ashtu siç deshe. Nuk do të të them lamtumirë… jam i sigurt se do të takohemi përsëri.

Të kemi dashur shumë. Kujdesu për ne nga atje lart dhe dhuroi një puthje vjehrrës tënde të dashur!