Transmetuar më 08-03-2023, 18:44

TIRANË- Besart Kadia është larguar nga Ministria e Financave për tu emëruar në atë të Punëve të Jashtme.

Në vendimin e qeverisë shihet se Kadia është liruar si zëvendësministër në Ministrinë e Financave për t’u emëruar në të njëjtin post kabineti qeveritar, por në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Vendi i Kadias është zënë nga Endrit Yzeiraj që largohet nga AADF, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Vendimet e qeverisë:

V E N D I M PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.