Transmetuar më 09-03-2023, 08:30

Radja Nainggolan dhe Belgjika, historia e një dashurie të shkuar keq. Shumë keq. Në një intervistë të publikuar pak ditë më parë në "Gazzetta di Anversa", mesfushori, tani pjesë e SPAL, rindërtoi lamtumirën e tij me klubin belg.

Fillimisht ai u përjashtua nga skuadra për pirjen e një cigareje elektronike në stol (u pendua dhe kërkoi falje), më pas u flak në rrugë. Nainggolan tregon edhe anekdota të tjera në këtë intervistë: "Ata më trajtuan si një parazit, një copë mu*i.

Kur më përzunë tek ekipi B, lojtarët e tjerë u përpoqën të bindin Overmars që të më mbante me ekipin A. Kjo ishte një gjë e mirë për mua, por askush nuk guxoi të dilte kundër Gheysens (presidenti i Antwerp-it). Unë vazhdova të bëja më të mirën në ekipin B, u përpoqa t’i mbështesja ata djem të rinj dhe nuk bëra asnjë gabim atje.

Por si jam trajtuar në javët e fundit aty, nuk e kam parë kurrë. Dhe kam qenë në shumë klube. Nuk mund të hyja më nga hyrja kryesore e klubit, hyja vetëm në momentet kur nuk ishte aty ekipi i parë.

Duhej të shkoja çdo ditë në një dhomë tjetër zhveshjeje. Më trajtuan si një parazit. Në një moment më vodhën edhe orën, sepse lojtarët e rinj hynin dhe dilnin vazhdimisht në atë dhomë zhveshjeje".

Nainggolan tregon gjithashtu se la një milion euro në tavolinë, të cilat më pas i mori me vonesë, se nuk ishte në gjendje të nënshkruante për skuadrat e tjera belge, përndryshe do t’i duhej të paguante një penalitet. E vetmja keqardhje e vërtetë, gjëja që ai thotë se nuk do t’ia falë Antwerp dhe presidentit, sepse e ndanë nga vajzat e tij.

Në të vërtetë, Nainggolan ka dy vajza të lindura në Cagliari dhe Romë, që jetojnë në Itali me nënën e tyre, Claudia, dhe dy adoleshente që jetojnë në Belgjikë, të lindura shumë herët: "Vajzat e mia ishin një nga arsyet kryesore pse u ktheva në Belgjikë.

Ndërsa më parë i kisha parë vetëm gjatë pushimeve, që kur u ktheva në Antwerp kanë jetuar përsëri me mua me kohë të plotë. Të gjithë e dinin shumë mirë se sa e rëndësishme ishte për mua. Kështu që doja të qëndroja në Belgjikë, për vajzat e mia. Por për ta bërë këtë do të duhet të lija më shumë para.

Ky nuk ishte problem këtu te Spal, sepse luaj për "kikirikë" (pak lekë), por me seriozitet. Gheysens më detyroi të largohem nga Belgjika, pasi kisha humbur tashmë një milion euro. Ai thjesht donte që të largohesha, është një njeri i madh i biznesit, por ja ku përfundoi. Antwerp më hoqi kënaqësinë e futbollit. Unë kurrë nuk do ta fal atë që më largoi nga vajzat e mia".