Transmetuar më 08-03-2023, 14:45

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën e regjistrimit në zgjedhje për 49 parti politike për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Nesër, do të shqyrtohet përkesa për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD. Pra, nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo dhe cili prej kampeve do të regjistrohet.

Komisioneri miratoi edhe kërkesat e paraqitura për regjistrim të komisioneve nismëtare për regjistrimin e 4 kandidatëve të pavarur, 2 në Korçë, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se institucionet duhet të raportojnë veprimtaritë e tyre politike.

Partitë që u miratuan sot

Partia Socialdemokrate Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Partia e Gjelbër Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Partia Ora e Shqipërisë Partia Kombëtare Konservatore Albania Aleanca Arbnore Kombëtare Partia Demokristiane e Shqipërisë Partia Emigracioni Shqiptar Partia Komuniste e Shqipërisë Partia Qytetare Shqiptare Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA Partia Republikane Shqiptare Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Partia Shqiptare Atdheu Partia Uniteti Kombëtar Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Lëvizja Punëtore Shqiptare Nisma Thurje Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë Balli Kombëtar Demokrat Partia Konservatore Partia Lëvizja e Re Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë Aleanca Demokracia e Re Partia Balli Kombëtar Partia Demokracia Sociale Personat me Aftësi të Kufizuar Aleanca Demokratike Shqiptare Lëvizja e Legalitetit Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Partia e Reformave Demokratike Shqiptare Bashkimi Liberal Demokrat Ardhmëria Shqiptare Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare Partia Fryma e Re Demokratike Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë Fronti i Majtë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Partitë që shqyrtohen nesër

Partia Socialiste e Shqipërisë Partia e Lirisë Bindja Demokratike Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Lëvizja Bashkë Partia Demokratike e Shqipërisë (Kërkesa e Rithemelimit) Partia Demokratike (Kërkesa e PD-së zyrtare)