Transmetuar më 08-03-2023, 14:25

Dy femra vendosën të zbulojnë se kishin pasur marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon. E para që e bëri këtë ishte modelja kiliane Daniella Chávez, më pas iu bashkua influencuesja venezueliane Georgilaya, fakte që futbollisti portugez i ka mohuar kategorikisht.

Cristiano Ronaldo hodhi poshtë çdo akuzë se kishte pasur marrëdhënie me dikë tjetër përveç partneres së tij, Georgina Rodríguez. Ai potencoi se çdo koment mbi këtë temë është i rremë dhe shpifës.

Përmes zëdhënëses së tij, futbollisti i Al Nassr bëri të ditur për shtypin portugez se deklaratat e bëra nga dy influencueset janë të rreme. Daniella Chavez siguroi se ka video për të provuar se ka pasur një takim seksual me Cristianon:

"Nëse dikush bën seks me një person tjetër që nuk është partneri i vet, por është një person i lirë nga mendja dhe trupi, pa dhënë shpjegime, a është kjo tradhti? Pra, me Cristianon jemi të pabesë (tradhtar)? Kemi bërë seks dhe me lejen time, jo me kërkesë të atij”.

Nga ana e saj, Georgilaya zbuloi se takimi saj intim me CR7 ndodhi para fillimit të Kupës së Botës në Katar: "Unë rashë dakord për t’i shkuar në dhomë, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar nga fama dhe fuqia e Cristianos".