Transmetuar më 08-03-2023, 13:33

Fier- Ngjarje e rëndë në Fier. Gruaja qëllon burrin me thikë në shtrat.

Policia vendore informon se ka arrestuar në flagrancë Arinarda Asllani, 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet thikë, bashkëjetuesin Arjan Jorgati 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se edhe në vitin 2013 Arinarda Asllani ka qëlluar me thikë ish burrin e saj.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka shkuar i dehur në banesë dhe ky ka qenë edhe shkaku i sherrit mes tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".