Transmetuar më 08-03-2023, 11:27

Greqi- Ngjarje e rëndë në Janinë të Greqisë. Në biznesmen ka hedhur në liqen partneren e tij shtatzënë.

Sipas mediave greke, veprimi kriminal është ndërmarrë pasi ai donte që gruaja të abortonte, pasi ajo i ka kërkuar divorcin.

Biznesmeni ishte fejuar me një 31-vjeçare, e cila ishte shtatzënë prej tij. Por lidhja nuk ka funksionuar si duhet dhe vajza i kërkoi divorcin dhe njëkohësisht e njoftoi se do ta mbajë fëmijën.

Ai u përgjigj se nuk do të lejonte një partner tjetër të ishte me gruan dhe fëmijën e tij dhe i kërkoi asaj të takoheshin. Në të vërtetë, vajza doli në takim, por biznesmeni kishte me vete edhe tre persona të tjerë. Të tre këta persona, duke vepruar së bashku, pasi e zbritën 31-vjeçaren nga makina përmes dhunës, duke e tërhequr nga duart dhe flokët e tërhoqën zvarrë në bregun e liqenit të Janinës, e ngritën sërish në ajër dhe e hodhën në liqen, edhe pse gruaja i kërkonte vazhdimisht që ta linin.

Ajo ka marrë lëndime të shumta fizike. Biznesmeni e ka ndjekur skenën pa pikën e mëshirës. Pastaj të katër burrat u larguan së bashku duke e lënë në ujë.

Me shumë përpjekje vajza arriti të dilte në breg.

E lagur dhe e plagosur, ajo shkoi te makina dhe njoftoi policinë duke thënë “më hodhën në liqen, do të më vrasin, ejani shpejt se kam ftohtë”.

Më pas ajo u dërgua në spital me plagë të shumta në trup.

Qëllimi i biznesmenit ishte të hidhte në liqen të fejuarën e tij për të abortuar foshnjën që mbante në bark, babai i së cilës ishte vetë ai.

Ndërkohë mediat greke e përshkruajnë biznesmenin si ‘Ali Pashë Tepelena’, që kishte urdhëruar të mbytej bukuroshja Kyra-Frosini në liqenin e Janinës.