Transmetuar më 08-03-2023, 10:01

U duk sikur Sabiani ishte kundër lidhjes së vajzës së tij Keisit me Krist Aliajn, por gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi ai ka ndryshuar mendim.

Kur Sabiani u bë pjesë e “Big Brother VIP2” të gjithë e kritikuan, pasi mendonin se do të prishte raportin që vajza e tij, Keisi Medini po krijon me Krist Aliajn.

Por gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari i njohur ka ndryshuar mendim.

Gjatë “Prime”-t, Sabiani bëri një diskutim me Arbana Osmanin në prani të Kristit dhe vajzës së tij, këngëtari tha se “ai tashmë i ka hyrë në zemër”. Madje në një moment ai edhe u përlot.

Pjesë nga diskutimi:

Keisi: Unë me babin kemi një marrëdhënie shumë të bukur, por kjo situatë është shumë e sikletshme.

Sabiani: Kam qenë konfuz, skeptik. Në atë gjendje që isha jashtë, nuk po duroja dot më. Vendim i vështirë. Por edukata e Kristit, respekti i tij më pëlqeu. Ishte diçka që e mundonte. Ardhja ime e mundonte. Kristi po më futet në zemër.

Arbër: Mendoj se Sabiani ishte një prind i shqetësuar. Bëri gjënë e duhur për shqetësimin që ai kishte. Ai është ndikuar dhe nga njerëzit jashtë. Këto situatat kur babai është kundër, në fund ndodh të bëhen shokët më të ngushtë. Por të tre e kanë përballuar denjësisht.

Zhaklin: Si një feministe, sot nuk do i tërheq veshin askujt, por do i komplimentoj. E kam parë Sabianin të merakosur, por vjen një moment në jetë kur fëmija të jep një leksion në jetë, të bëjnë edhe krenar. Ai duhet të këtë besim te Keisi. Të tre kanë dhënë një shembull fanatstik, kanë dhënë shembull të shëndetshëm. Bravo dhe komplimenta të treve.