Transmetuar më 08-03-2023, 09:50

Kiara Tito pati mbrëmë dy avantazhe në lojë duke qenë se është lider e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fillimisht moderatores iu tregua një klip me disa nga titujt e lajmeve jo pozitive për të, që kanë qarkulluar që nga hyrja e saj në “Big Brother VIP2”.

E gjithë kjo ishte si një tronditje për moderatoren, e cila e hutuar u shpreh se nuk e priste aspak një gjë të tillë, sidomos nga miqtë e saj. Më pas Kiarës iu dha e drejta për të nisur zinxhirin e shpëtimit dhe katër banorët e fundit do të dilnin në nominim.

Ndërkohë në lidhje me avantazhin që iu dha Kiarës bëri një koment edhe Ronaldo Sharka, i cili ishte i ftuar në studio si një ish-banor.

Gazetari u shpreh se do të donte që Olta Gixhari të përballej me një pjesë të mendimeve dhe komenteve që publiku jashtë ka për të.