
Një sasi lëndë plasëse i është vendosur një marketi në Kamzë, ku për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve, marketi është në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish-presidenti i klubit të Kamzës.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që i vendoset tritol, pasi në vitin 2017 atij iu vendos tritol në makinë.
Paraprakisht dyshohet se shkak është një konflikt.
Naim Qarri ishte president i klubit të Kamzës. Përballjet me lëndë plasëse kanë ndodhur edhe në vitin 2017, kur më 21 gusht iu vendos tritol në makinën e tij tip Hummer.
Nga hetimet u tha se dëmtimi i këtij automjeti kishte ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj. Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.
Më 3 mars 2019, Presidenti i atëhershëm i Kamzës, Naim Qarri u arrestua nën akuzën për dhunë në stadium gjatë ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit.
Njoftimi i policisë:
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.
Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.