Transmetuar më 08-03-2023, 08:00

Një tragjedi ajo që ka ndodhur sot herët në mëngjes në Elbasan. Një fëmijë, është ngritur në mënyrë të pavullnetshme nga gjumi dhe ka lëvizur nëpër shtëpi si somnambul duke rënë nga ballkoni fatalisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, raporton noa.al.

Policia njoftoi se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin. Ai vuante nga somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit.

Dhe, në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Tragjedia ka precipituar sepse vogëlushi nuk ka qenë i vetëdijshëm në momentet kur ka ecur në gjumë duke arritur të dalë në ballkon me pasojë rënien fatale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al