Transmetuar më 08-03-2023, 00:09

Në “Stamford Bridge”, blutë e Chelseas fituan 2-0 ndaj gjermanëve të Borussia Dormundit dhe u kualifikuan për në çerekfinale. Ndërkohë, në shtëpinë e tyre në Lisbonë, Benfica nuk fali dhe fitoi me rezultatin 5-1, duke kaluar gjithashtu në turin tjetër.

ANGLI – Të martën në mbrëmje janë luajtur dy ndeshjet e para të kthimit të raundit të 1/16-ave të Champions League. Në “Stamford Bridge”, blutë e Chelseas fituan 2-0 ndaj gjermanëve të Borussia Dormundit, duke përmbysur rezultatin e takimit të pare 0-1, por edhe duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të çerekfinale të Champions League. Ndërkohë, në shtëpinë e tyre në Lisbonë, Benfica nuk fali dhe fitoi me rezultatin 5-1, duke kaluar gjithashtu në turin tjetër.

Chelsea ka arritur të kualifikohet për çerekfinalet e Champions League. Londinezët fituan sot përballë Dortmund me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge”. Ata shënuan nga një gol në çdo pjesë. Ishte Sterling ai që shënoi i pari në fundin e pjesës së parë në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë Havertz (54’) dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë në 2-0, pas ekzekutimit për herë të dytë të 11-metërshit. Në të parën, gaboi, goditi shtyllën, por gjyqtari urdhëroi përsëritjen, pasi disa lojtarë të Dortmundit kishin hyrë në zonë.

Minutat e mbetura Dortmund u mundua të shënonte një gol që do ta çonte ndeshjen në shtesë, por nuk mundën, pasi Chelsea ishte i tëri i mbyllur prapa. Ndeshja e parë në “Signal Iduna Park” kishte përfunduar 1-0 për gjermanët. Blutë e Londrës arritën kështu të bëjnë përmbysjen. Rezultati i përgjithshëm shkon kështu në 2-1.

Ka përfunduar në Lisbonë me rezultatin e thellë 5-1, takimi i kthimit për Champions League mes Benficës dhe Club Brugge. Portugerzët zhbllokuan sfidën që në minutat e para të lojës, por ishte VAR ai që i ndali. Ata patën raste të shumta dhe të njëpasnjëshme që u konkretizuan me gol në minutën e 38-të. Ishte Rafa Silva ai që shënoi pas një aksioni të rrjedhshëm të Benfikës.Në të 45’+2 ishte Ramos që dyfishoi sfidën pas disa kalimeve mjaft të bukura në zonë.

Në pjesën e dytë ishte Ramos ai që shënoi sërish të tretin për sfidën dhe të dytin personal. Joao Maria shënoi të katërtin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71-të. Gjashtë minuta më vonë ishte i sapofuturi Neres, që pesëfishoi rezultatin në 5-0. Miqtë shënuan një gol nderi me Meijer në të 87-tën që shënoi një super gol Ndeshjen e parë në Belgjikë fituan 0-2 dhe rezultati i përgjithshëm shkoi në 7-1.