Transmetuar më 07-03-2023, 22:53

Olta, Armaldo dhe Kristi janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë sonte shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa të gjithë mendojnë se del ose Armaldo ose Kristi, Ermiona është shprehur: Pse jo Olta?

E ftuar në “Shqipëria Live”, Ermiona ka thënë se Olta nuk i duket lojtare e fortë.

“Nuk e shikoj kaq lojtare të fuqishme. Kam dal edhe gjithë vijnë e më urojnë e më urojnë po nuk ka një person që Oltën ta pëlqejë se ne po themi lojtare e fuqishme po ku?”, është shprehur ajo.