Transmetuar më 07-03-2023, 19:38

Vlorë- Motori përplaset me makinën, plagoset 44-vjeçari.

Ngjarja kA NDODHUR rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier:

një automjet tip "Renault" me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje SHKOI grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.