Transmetuar më 07-03-2023, 17:33

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se ende nuk e ka një emër të cilin partia e tij, URA do ta mbështesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Pyetur nga gazetarët, Abazoviç u shpreh se URA mbështet vlerat evropiane dhe nuk ka një kandidat të përshtatshëm, të cilin do ta mbështeste.

Nëse do të mbështeste apo jo presidentin aktual Milo Gjukanoviç, Abazoviç u përgjigj: “Sigurisht që nuk jo, ndoshta për ju ai përfaqëson vlerat evropiane dhe për mua ato anti-evropiane.

Komiteti kryesor i partisë do të mblidhet së shpejti dhe ne do të deklarohemi për të dy raundet e zgjedhjeve presidenciale. E përsëris, pres që Mali i Zi të ketë një president i ri”, theksoi ai.

Ai thotë se rolin e kryeministrit e ka marrë falë qytetarëve dhe ideve të mira.

“Dhe mendoj se iu përgjigja kërkesës. Nëse duan të më mbështesin sërish, unë jam këtu”, theksoi Abazoviç.