Transmetuar më 07-03-2023, 15:10

Tiranë – Një djalë në moshë të re u shua sot pasi u plagos në një incident pune tek qendra tregtare Megatek, raporton noa.al duke cituar policinë e Shtetit.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të kësaj qendre tregtare.

Policia tha se dyshohet se shtetasi Ledjan Dervishi, 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, Megatek, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi Ledjan Dervishi është dërguar në Spitalin e Traumës. Por pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. /noa.al

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.