Transmetuar më 07-03-2023, 14:23

Paraditen e së martës në konferencen e shtypit e sesionit të parë plenar të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang iu përgjigj pyetjeve të medies Qin Gang u shpreh se modernizimi i përgjithshëm i një vendi me një popullsi mbi 1.4 miliardë banorë është një kauzë madhore e pashembullt në historinë e njerëzimit dhe ka rëndësi të madhe botërore.

Modernizimi i stilit kinez ka zgjidhur shumë probleme të vështira në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

Ai tha se ky modernizim pasqyrohet në të paktën pesë drejtime.

Së pari, pavarësia dhe autonomia. Suksesi i Kinës demonstron plotësisht se vendet e ndryshme kanë të drejtë dhe aftësi të plotë për të zgjedhur rrugën e vet të zhvillimit dhe të mbajnë fatet e tyre në duart e veta.

Së dyti: Një shoqëri që u shërben vetëm disa vendeve dhe disa njerëzve nuk është e modernizuar, një shoqëri ku të pasurit bëhen më të pasur e të varfrit më të varfër nuk është e modernizuar.

Vendet e ndryshme dhe popujt e ndryshëm duhet të kenë të drejta të barabarta të zhvillimit dhe të synimit të lumturisë.

Së treti: Zhvillimi paqësor. Ai realizohet nëpërmjet këmbënguljes në paqe, zhvillim, bashkëpunim, përfitime të përbashkëta dhe harmoninë ndërmjet njeriut dhe natyrës. Kjo është një rrugë e re që ndryshon nga modernizimi perëndimor.

Së katërti: Hapja dhe përfshirja. Modernizimi i njerëzimit nuk duhet të realizohet në një mënyrë të vetme, por duhet të zhvillohet në mënyra të ndryshme. Duhet të ndiqen rrugët e përshtatshme për kushtet kombëtare dhe të bëhen shkëmbime të ndërsjella.

Së pesti: Bashkimi dhe përpjekjet. Përvoja e suksesshme e Kinës vërteton plotësisht se ndasia nuk sjellë shpresë, por vetëm përpjekjet e përbashkëta mund të grumbullojnë forcat.

Duke folur për problemet e Ukrainës, Qin u shpreh se, ditët e fundit, u publikua dokumenti "Qëndrimi i Kinës për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës", ku paraqiten propozime si respektimi i sovranitetit të të gjitha vendeve, braktisja e mendësisë së Luftës së Ftohtë, armëpushimi dhe fillimi i bisedimeve të paqes.

Për marrëdhëniet kino-evropiane, Qin Gang u shpreh se marrëdhëniet midis Kinës e BE-së nuk drejtohen kundër, nuk varen ose nuk i nënshtrohen ndonjë pale të tretë.

Pavarësisht se si zhvillohet situata, Kina e vlerëson gjithmonë BE-në si një partnere të gjithanshme strategjike dhe mbështet integrimin evropian. "Shpresojmë që Evropa të mësojë nga vështirësitë e luftës në Ukrainë dhe të realizojë vërtet pavarësinë strategjike dhe stabilitetin afatgjatë," tha kreu i diplomacisë kineze.

Në konferencën e shtypit, Qin Gang u shpreh se nisma "Një brez, një rrugë" e propozuar nga Kina është një produkt publik i ofruar për tërë botën. Një produkt i tillë me cilësi të lartë, i qëndrueshëm dhe me përfitime të ndërsjella është përshëndetur gjerësisht, duke tërhequr deri tani pjesëmarrjen e tre të katërtave të vendeve të botës dhe 32 organizatave ndërkombëtare.

Brenda dhjetë vjetëve, "Një brez, një rrugë" ka thithur investime me vlerë prej afro 1 trilion dollarësh, ka krijuar mbi 3 000 projekte bashkëpunimi dhe ka ofruar 420 mijë vende pune, duke ndihmuar afro 40 milionë veta të dalin nga varfëria.