Transmetuar më 07-03-2023, 14:08

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka nisur një “shigjetë” drejt homologut të tij të Interit, Steven Zhang. Më saktësisht, ai ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Zhang ndaj zikaltërve.

Manjati i kinematografisë tha në një gala çmimesh mbrëmë: "Herë pas here e shoh atë duke u interesuar për ekipin, edhe nëse kur shfaqet në stadium, zakonisht Interin humbet. Pastaj, kur e fokusojnë kamerat, ai ka fytyrën e një qeni të rrahur…”

Kujtojmë se Napoli është në krye të renditjes aktuale të Serie A, me 15 pikë përpara Interit të vendit të dytë. Presidenti i Napolit është kundër dominimit të investitotëve të huaj në futbollin italian, sidomos kur bëhet fjalë për të ashtuquajtura fonde zhvillimi:

"Kur ka fonde të huaja, unë jam i hutuar, sepse ato janë vdekja e futbollit. Çdo president është i interesuar të maksimizojë kthimin e investimit të investitorëve të tij gjatë 5 viteve të ardhshme. Futbolli nga ana tjetër është programim. Ashtu si kinemaja".

De Laurentiis nuk e frenoi aspak mburrjen se mund ta fitojë titullin e Serie A këtë sezon si president italian: “Do të ishte kulmi i 18 viteve punë ndryshe nga shumë kolegë të tjerë. Mes Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League do të luajmë 50 ndeshje, nëse jo më shumë. Janë 50 ditë të jetuara intensivisht. Është sikur të bësh dashuri 50 herë radhazi me gruan më të bukur në botë”.