Transmetuar më 07-03-2023, 12:57

Tiranë- Gjendet i vdekur në banesë një 35-vjeçar në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami” në kryeqytet.

Paraparkisht policia dyshon se shtetasi A.M ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.

Policia informon se ‘më datë 06.03.2023, në rrugën “Niko Avrami”, është gjetur pa shenja jete A. M., 35 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike”.

Për rastin ka nisur një hetim dhe do jetë ekspertiza që do përcaktojë shkaqet e vdekjes.