Transmetuar më 07-03-2023, 12:49

Modelja dhe moderatorja sportive, Jori Delli, është kthyer në një nga banoret më të diskutuara edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e “Big Brother Vip.” Kjo për shkak të afrimitetit që krijoi me Luizin, i cili po komentohet kudo në rrjet. Pjesa më e madhe e komenteve e shikojnë marrëdhënien e tyre si një flirt dhe jo diçka shoqërore, ndërsa një pjesë më e vogël i shikojnë diskutimet dhe veprimet e tyre si një raport normal mes dy banorëve.

Së fundmi, një mendim e ka dhënë dikush që e njeh më mirë Jorin, modelja Beniada Nishani. Ajo u pyet rreth mendimit të saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe preferoi të përgjigjet me një rast që ka ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i dhuroi një trëndafil modeles. Beniada shtoi se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.

Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, duket se fjalën “të dua”, e ka pasur më të lehtë t’ja shprehë Jorit. Të paktën kështu e pohoi vetë ai.

Teksa po bisedonin ditën e djeshme në oborr, modelja tha se Luizin e ka vëlla të madh, ndërsa ai shtoi se më shpejt i ka thënë asaj ‘ti amo’ sesa Kiarës. Në këto momente kalon Kiara por nuk reagon.

BISEDA:

Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar)

Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai?

Jori: Luizin e kam vëlla të madh

Luizi: Më shpejt i kam thënë Jorit ‘Ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.