Transmetuar më 07-03-2023, 12:47

Pas martesave të dështuara me Michelle Hunziker dhe Marica Pellegrinelli, Eros Ramazzotti nis sërish nga një dashuri e re. Këngëtari i njohur e ka konfirmuar gjithçka në Instagram.
“Urime dashuria ime”, – ka shkruar ai duke shpërndarë foton në të cilën puth një femër. Asnjë emër i shënuar, asnjë e dhënë tjetër për identitetin e të dashurës misterioze.
Vajza shfaqet në profil, kështu që nuk është e mundur as ta shohësh mirë. Sigurisht që nuk është Giulia Accardi, modelja me të cilën Eros Ramazzotti ishte kapur nga paparacët pak kohë më parë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd