Transmetuar më 07-03-2023, 12:04

“Nëse do ta provokoja Trumpin dhe do ta sfidoja, ai do ta blinte Interin për të fituar”. Kështu u shpreh Joe Tacopina, president i SPAL dhe mik i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në një intervistë për ‘Italian Football Podcast’, numri 1 i klubit nga Ferrara flet për marrëdhënien e tij me Trump dhe frymën e konkurrencës që e dallon: “Nëse do ta sfidoja dhe t’i thoja ‘nuk do të fitosh kurrë asgjë me Interin’, atëherë me siguri Trump do ta blinte Interin për të më vërtetuar se kam gabuar.

Ai e pëlqen futbollin, por golfi është pasioni i tij i vërtetë. Ai nuk është një tifoz i pasionuar i futbollit, por e kupton dhe i pëlqen sporti".

Trump interesohet edhe për ngjarjet e Serie B, kur flet me Tacopina: "Ne patëm disa diskutime për Spal, ai e di që jam këtu. Më telefonoi një ditë tjetër kur isha në stadium.

Më telefonoi menjëherë pasi ne shënuam një gol. Kjo është normale kur përfaqëson dikë si presidenti".