Transmetuar më 07-03-2023, 11:26

Korçë- Arrestohet shoferi i aksidentit me vdekje në Korçë.

Policia vebndore informon se ‘specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili është transportuar për mjekim, në spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë.