Transmetuar më 07-03-2023, 10:40

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, i shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Braho është paraqitur këtë të martë në gjykatë aty ku po mbahet seanca për çështjen “Babale”.

Ndërkohë në sallën e gjyqit ndodhet edhe deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Luciano Boçi. Që në nisje të seancës, avokati i Salianjit bëri kërkesë për përjashtimit e relatores Edlira Petrit.

Vetë Salianji tha se përjashtimi i Petrit ka të bëjë me papajtueshmëri ose lidhje familjare me personat që janë palë në gjykim.

“Ka një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit relator. Së pari, me shpalljen e trupit gjykues, kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petra për shkak të lidhjes familjare, gjinie e afërt apo krushqie. Kjo e fundit ka vendosur shpalljen e papranueshme të përjashtimit të gjyqtarit Artan Gjermani në shkallën e parë, kemi bërë rekurs dhe kthimin e akteve për gjykim në këtë gjykatë dhe GjL më 15.5.2020, vendosi mos pranimin e rekursit, Sokol Sadushi ishte një nga anëtarët që dha vendimin, që rezulton të jetë bashkëshort i gjyqtares së Edlia Petri”, tha Salianji.

Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj.

Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali. Në atë periudhe gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si shofer i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji denoncuan rastin në publik, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokurorët dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.