Transmetuar më 07-03-2023, 09:08

ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 220 kg kokainë. Imolaoggi shkruan se shqiptari 37-vjeçar po e transportonte kokainën me furgon. Sipas të dhënave të nxjerra nga autoritetet italiane lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe nëse do të dilte në treg, do kapte vlerën e 15 milionë euro.

Fillimisht policia kanë identifikuar një automjet komercial që ecën me shpejtësi më të lartë se normalen në seksionin Veronese të autostradës A4 Milano-Venecia. Nga kontrolli, targa është bërë objekt i një denoncimi të mëparshëm nga Komisariati i Gjenovës për përdorim të mundshëm për trafik droge .

Shqiptari që po drejtonte furgonin u arrestua dhe akuzohet për trafik droge. Sekuestrimi rezulton të jetë ndër më të mëdhenjtë e kryer ndonjëherë në zonën e Veronës. Për sa i përket sasisë së madhe, nuk përjashtohet që droga të ishte e destinuar për një treg më të gjerë se ai Veronës. Vetëm muajt ​​e fundit në Verona janë sekuestruar rreth gjysmë ton kokainë.