Transmetuar më 07-03-2023, 09:02

POGRADEC- Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Pogradec. Mësohet se dy bashkëmoshatarë rreth 15-vjeç janë përleshur me njëri-tjetrin për motive të dobta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afer zonës së Agjensisë. Në momentin që dy të adoleshentët janë konfliktuar njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.