Transmetuar më 07-03-2023, 08:32

Një sherr për motive të dobëta mes të miturve, përfundon me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.1 në qytetit të Pogradecit, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjensisë.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark. Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.