Transmetuar më 06-03-2023, 22:33












Tiranë- Një përplasje fatale mes dy mjeteve ka ndodhur në orët e para në kryeqytet.
Ngjarja u regjistrua te kryqëzimi i rrugës "5 Maji".
Dz mjete me drejtues K. R., dhe E. P. janë përplasur mes tyre.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.