Transmetuar më 06-03-2023, 22:15

Tiranë – Policia e kryeqytetit thotë se në aksidentin që raporti më herët noa.al, janë identifikuar të paktën pesë persona të plagosur në shkallë të ndryshme.

Nga të dhënat e para del se mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i rrugës "5 Maji" diku afër Medresesë, pak metra larg qendrës universitare, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të.

Po ashtu janë plagosur edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në galeri shikoni pamjet nga ky aksident dramatik. /noa.al