Transmetuar më 06-03-2023, 21:10

I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, gazetarit Artan Hoxha i kanë bërë një “atentat”.

Hoxha u bë pjesë e një kamere të fshehtë ku emisioni kishte organizuar disa djem të maskuar.

Këta të fundit do të “zbarkonin” në emision për të sulmuar gazetarin Artan Hoxha.

Ndërkohë gazetari Hoxha duke ruajtur qetësinë kërkonte të dinte se kush i kishte dërguar personat që donin ta “sulmonin”.

Nkëtë kamerë të fshehtë u përfshi edhe kunati i gazetarit, i cili po mundohej ta mbronte.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd