Transmetuar më 06-03-2023, 20:45

Stadiumi kombëtar ish Qenal Stafa, njohur dhe si Arena Kombëtare, është përfshirë sonte nga një situatë kaotike që ka rrezikuar lojtarë dhe tifozë.

Ndërsa po zhvillohet derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, gjyqtari kryesor ka pezulluar ndeshjen.

Për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve dhe flakadanëve në fushën e lojës, lojtarët dolën nga fusha në minutën e 50-të.

Minutat që ndeshja ishte pezull, shërbyen që ekipet të flisnin me tifozët përkatës për t’i kërkuar që të qetësojnë situatën.

Më vonë ndeshja rifilloi, por kaosi vazhdoi siç shihni galerinë. E në një moment, madje, tifozët ultras të Tiranës dëmtuan portierin e Partizanit. /noa.al