Transmetuar më 06-03-2023, 20:06

Një person raportohet i zhdukur, një tjetër i plagosur dhe dyshime për tjetër viktimë ka, pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe është shembur në qytetin turk Şanlıurfa si pasojë e dëmtimeve nga tërmetet e fuqishme të shkurtit.

Pallati që shihni si rrënojë, në foto, ndodhej në lagjen Haliliye dhe është shembur plotësisht sot.

Por drama nuk mbaron këtu. Autoritetet thonë se nën rrënoja është e mundur të ketë ngelur një person, ndërsa një person tjetër është dërguar në spital me plagë të ndryshme.

Dëshmitarët thanë se ndonëse godina ishte vlerësuar si e pabanueshme, ata shkonin herë pas here për të marrë gjërat e tyre.

Një prej tyre tregoi se vetëm 15 minuta para shembjes, ishte futur të merrte diçka në katin e pestë ku kishte apartamentin./noa.al