Transmetuar më 06-03-2023, 19:08

Ndërsa Luizi vazhdon të demonstrojë se është fort i dashuruar me Kiarën, kjo e fundit nuk ndalet në shfaqjen e dilemave.

Sot, një tjetër show i tillë mes tyre u shfaq në BBVip2.

Kiara ka patur shumë ankesa për veshjen e Luizit. Ajo herë pas herë i kërkon atij të ndërroi veshje. Ndonëse kërkesat e saj janë të shpeshta, kjo gjë nuk e ka bezdisur Luizin.

Teksa të dy po përqafoheshin në dhomën e gjumit, Kiara i kërkoi Luizit që ta heqë bluzën që kishte veshur, pasi nuk e shikonte dot.

Luizi shkoi menjëherë në dollap dhe veshi diçka tjetër.

Atë moment, ai i thotë se është i dashuruar shumë me të, duke shtruar pyetjen:

"Si shpjegohet që rashë kaq shumë brenda me ty".

Kiara nisi të shfaqë dyshime duke thënë se nuk e di se çfarë bën ai kur bie brenda, duke sugjeruar madje se është njeri që përfshihet shpejt në një marrëdhënie.

Ndiqni videon: