Transmetuar më 06-03-2023, 17:36

Një debat i ndodhur paraditen e sotme, mes Sabianit dhe Qetsorit, u bë për të shkak një fjalie të treguar nga Luizi.

Ky i fundit, i tregoi Sabianit atë që Qetsori kishte thënë për të.

Sipas Luizit, Qetsori kishte thënë se Sabiani mund të eliminohet, pasi do gabojë.

Pasi i vuri të dy përballë njëri-tjetrit, Qetsori e pohoi sërish atë që tha më herët.

Sabiani u ndje i fyer, madje i kërkoi që të mos fliste më për të.

Biseda mes tyre:

Luizi: Ti the do dali Sabi se do gabojë.

Qetsori: Po

Sabiani: Ku e di ti se do gaboj?

Qetsori: Ashtu mendoj.

Sabiani: Di diçka nga jashtë?

Qetsori: Nuk ke gabuar deri tani, po ndoshta edhe gabon.

Sabiani: Mungesë respekti është kjo që po bën.

Sabiani: Mos u fut në lojë direkt, se kemi nerva. Se po flet në emrin tim. Po kërcënon emrin tim. Ti di informacione nga jashtë për mua dhe po e përdor.

Qetsori: Jo o vëlla. Nuk po ta kërcënoj emrin. Me sinqeritet nuk e kam përdorur emrin tënd.

Sabiani: Mos bëj test me mua.

Qetsori: Nuk e kisha direkt me ty. Respektin e kam ekstrem, edhe pse them që mund të dalësh. Është mendim dhe opinion. Unë mendoj kështu, ishalla nuk gabon.