Transmetuar më 06-03-2023, 17:32

GREQI- Vangelis Bournazis polici grek 54-vjeçar dhe djali i tij 15-vjeçar të cilët humbën jetën në aksidentin e trenave në Larisa janë përcjellë sot për në banesën e fundit.

Mediat greke raportojnë se, 54-vjeçari ishte larguar nga detyra si polic rreth një vit më parë.

Ai donte të pushonte dhe t’i përkushtohej rritjes së djalit të tij të mitur.

Ata po ktheheshin nga një udhëtim në Athinë.

Në rrugën e kthimit, ai rezervoi një shtrat me djalin e tij.

Tre fëmijët e tij ishin gjithë jeta e tij.

Dy vite më parë humbi gruan nga kanceri dhe humbja i kushtoi shumë, por ia doli të ngrihej sërish në këmbë.

Vangelis Bournazis shërbente në Policinë Rrugore të Litisit.

Njerëzit që e njihnin e përshkruajnë atë si një polic shembullor dhe një familjar të denjë.