Transmetuar më 06-03-2023, 16:37

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku makina ka përplasur një këmbësor tek ish SMT-ja.

Këmbësori i plagosur u dërgua në spitalin rajonal të Korçës ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.