
Me rastin e duelit midis Tyson Fury dhe Jake Paul në Arabinë Saudite shpërtheu mania e boksit. Edhe Ronaldo u "infektua" prej saj. Ylli i Al-Nassr e shijoi dyluftimin në "Diriyah Arena". Së bashku me të ishte djali i tij Cristiano Jr., të cilit portugezi u përpoq t’i jepte mësime boksi.
Nga videoja e publikuar në mediat sociale mund të shihni se si Ronaldo pretendon të japë grushta dhe të bëjë lëvizje boksi mbi djalin, që duket plotësisht i interesuar. Në të njëjtën ngjarje, CR7 dhe djali patën mundësinë të takonin Mike Tyson, me të cilin gjithashtu bënë një foto.
Pra, ishte një mbrëmje “alternative” për Cristiano Ronaldon, teksa ndoqi ndeshjen e boksit mes Tommy Fury dhe Jake Paul (të fituar nga i pari), zhvilluar në “Diriyah Arena” të Arabisë Saudite.
Padyshim që vëmendja e mediave dhe fotografëve në pjesën më të madhe të eventit shkoi te kampioni portugez, i cili ishte i shoqëruar nga djali i tij dhe u ul në një zonë private për ta parë më mirë përballjen mes dy boksierëve.
Në këtë event ishte edhe Mike Tyson, i cili takoi Cristiano Ronaldon për të bërë një foto rituale. Të dy janë përshëndetur me entuziazëm, duke treguar një harmoni të madhe. Pamjet bënë xhiron e internetit dhe i lumturuan fansat e dy sportistëve, pika reale referimi, respektivisht për futbollin dhe boksin.
Cristiano Ronaldo estuvo presente en la pelea de box de Tommy Fury 🆚 Jake Paul🥊 pic.twitter.com/U58v1ULjqJ
— Blue (@BlueboyCR7) February 27, 2023