Transmetuar më 06-03-2023, 13:52

Luiz Ejlli duket se po kalon ditë të qeta dhe mjaft të bukura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Një ndër shkaqet është nominimi që ai vetë bëri të shtunën kur hapi Kutinë e Pandorës.

Ai zgjodhi të nxjerrë në nominim Olta Gixharin, Krist Aliajn dhe Armaldo Kllogjerin. Këtë të fundit po pret me padurim që t’a nxjerrë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm, këngëtari nisi të hidhte “kunja” ndaj Maestros. Ai e pyeti atë nëse e kishte bërë gati valixhen, duke nënkuptuar që ka për të lënë shtëpinë nesër.

Maestro i tha Luizit “të kthejë majat nga ka thembrat” duke nënkuptuar që të largohet, por Luizi nuk u bind dhe vijoi me ngacmimet e tij.