Transmetuar më 06-03-2023, 13:24

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një vizitë zyrtare në vendin tonë, kryeministren e Danimarkës.

Por përveç politikës së jashtme, ai është pyetur edhe në lidhje me zhvillimet e brendshme dhe më saktësisht për gjyqin që po zhvillohet për vulën e Partisë Demokratike.

Megjithatë Rama i është shmangur përgjigjes, teksa ka deklaruar se nuk flet për politikën e brendshme kur i vinë “miq nga jashtë”.

“Ju e dini mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë për problemet e politikës së brendshme”, deklaroi ai.