Transmetuar më 06-03-2023, 13:00

Mbrëmjen e djeshme banorët që janë në nominim kanë pasur një konferencë për shtyp. Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj janë vendosur përballë pyetjeve të banorëve të tjerë.

Një nga pyetjet që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo e bërë nga Qetsori, i cili tha: “Cilin banor e shihni si fitues të Big Brother VIP2?”.

“Dëshira ime është që të fitojë një femër. Unë dëshirë kam që të fitojë Olta, sepse Olta ka dhënë dhe jam i bindur që edhe po të vazhdojë të qëndrojë, do vazhdojë që të japë”, u shpreh Maestro.

Nga ana tjetër Kristi u përgjigj: “Do mendoj komplet me logjikë, kush ka riskuar më shumë, kush ka dhënë më shumë energji, kush ka dhënë më shumë emocione, kush ka sakrifikuar veten… Jam mes Oltës dhe Luizit”.

Ndërsa vetë aktorja e njohur si gjithmonë habiti me përgjigjen e saj: “Unë do të doja që ta fitonte Kiara. E shoh shumë favorite për ta fituar. Unë e shoh si njeri që mund ta fitojë”.

Ndërkohë fansat po pyesin nëse vërtetë Olta mendon kështu, pasi pak kohë më parë ishte vetë ajo që i tha moderatores se do i vinte inat të ishte në finalen e madhe.

“A mund të ma shpjegosh si do të vish deri në finale. Çdo në finale ti moj gocë. Si do të vijë kjo deri në finale? Çfarë ka bërë? Ka stabilizuar Luizin, kaq. E di sa inat më vjen po të vish ti në finale. Unë edhe po e fitova, s’më del e keqja. Do të them ç’deshe në finale ti moj gocë”, është shprehur pak ditë më parë Olta në lidhje me Kiarën.