Transmetuar më 06-03-2023, 11:25

Tiranë- Partia Demokratike e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj ka çuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Ishte përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh. Gjatë fjalës së tij për media Sefa pohoi se praktika e regjistrimit ishte njësoj si partitë e tjera.

Ndërkohë, dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ, ndërsa mbetet për tu parë nëse grupi i "Rithemelimit", i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do hyjë në zgjedhje nën logon e partisë së aleatit të tij, Ilir Metës.