Transmetuar më 06-03-2023, 10:56

Një minutë në pesë ndeshjet e fundit. Ky është realiteti që fokuson në mënyrë perfekte momentin aspak emocionues të Kristjan Asllanit.

Në fakt, mesfushori shqiptar i Interit është zhdukur, fjalë për fjalë, nga radari i Simone Inzaghit, i cili gjatë muajit të fundit nuk e ka aktivizuar as titullar dhe as zëvendësues, duke e zbritur gjithmonë në vendin e fundit në zgjedhjet e bëra për repartin e mesfushës.

Pas ndeshjes së fituar nga zikaltrit ndaj Lecce, trajneri zikaltër ka folur për pozicionin taktik të Asllanit, i cili qëndroi në stol për të gjithë 90 minutat:

"Një mesfushor? Asllani mund ta bëjë këtë, por roli i tij është loja. Ai alternon duke luajtur mesfushor, po bën shumë mirë. Na ndihmoi kur Brozovic u dëmtua, duhet të vazhdojë kështu".

Koha e aktivizimit, megjithatë, vazhdon të jetë shumë e kufizuar. Ish-lojtari i Empolit luajti vetëm një minutë në derbin e 5 shkurtit të kaluar kundër Milanit, përpara se të regjistronte katër stola radhazi kundër Sampdoria, Udinese, Bologna dhe Lecce.

Për të gjetur ndeshjen e fundit të shqiptarit të luajtur me titullarët duhet ta kthejmë kasetën 8 tetorin e kaluar, kur Inzaghi e hodhi atë në fushë nga minuta e parë kundër Sassuolos, siç bëri një javë më herët kundër Romës.

Që atëherë, megjithatë, Asllani ka humbur gradualisht peshën specifike brenda formacionit të zikaltërve, duke luajtur vetëm disa minuta dhe shumë stola.

Në vitin e tij të parë me zikaltrit, shqiptari i lindur më 2002 grumbulloi 555 minuta, nëse numërohen të gjitha garat. Tani, me kthimin e Brozovic në kapacitet të plotë, vezullimet duken të reduktuara në një dridhje.

Një situatë mjaft e mprehtë që ka ngjallur pakënaqësinë e një pjese të mirë të fansave, të etur për të parë aktivizim me vazhdimësi të talentit shqiptar. Deri më sot, për të qenë të sinqertë, Asllani ka qenë një rezervë e thjeshtë.