Transmetuar më 06-03-2023, 10:28

Pak ditë përpara grumbullimit me kombëtaren shqiptare, futbollistët kuqezinj po luajnë rregullisht në Europë, me klubet përkatëse, ndërsa nuk mungojnë paraqitjet pozitive dhe golat e tyre.

Myrto Uzuni nuk di të ndalet, teksa këtë fundjavë realizoi golin e 18-të në radhët e ekipit të Granada. Një gol i vlefshëm për ekipin spanjoll, që renditet tashmë në vendin e dytë të Segundo Division.

Mbrojtësi kuqezi, Herdi Prenga ka zhvilluar një ndeshje fantastike në Hungari. Prenga ka arritur të shënojë dy gola me kokë për skuadrën e Honvedit në sfidën kundër Pushkash Akademi. Taulant Seferi është bërë sërish protagonist, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda 16 minutave lojë me skuadrën e tij Vorskla Poltava kundër Zoria Luhansk.

Edhe sulmuesi Ernest Muçi po kalon një formë mjaft të mirë në Poloni me Legian e Varshavës teksa është kthyer në një titullar absolut për kampionët polakë. Sulmuesi shqiptar dhuroi një asist në minutën e 38-të për bomberin kryesor Thomas Pekhart, i cili e ktheu në gol.

Sakaq, edhe futbollistët e tjerë të kombëtares kanë pasur paraqitje mjaft të mira. Treshja e mbrojtjes, Elseid Hysaj – Berat Gjimshiti – Ardian Ismajli janë vlerësuar me nota mjaft të mira nga uebsajti i specializuar për statistika, ‘Sofascore’.