Transmetuar më 06-03-2023, 08:48

Kitaristi i Lynyrd Skynyrd, Gary Rossington, i fundit nga anëtarët themelues të grupit, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së Rossington, i cili ka ndërruar jetë të dielën, nuk është bërë i ditur.

Kitaristi kishte dekada që luftonte me problemet shëndetësore, sipas Guardian.

Ndërsa në vitin 2021, ai iu nënshtrua një operacioni në zemër gjatë turneut të grupit.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga një postim në llogarinë e Lynyrd Skynyrd në Facebook.