
Sipas raporteve nga radio argjentinase "LA 100", javët e fundit ka pasur një rritje të thashethemeve në lidhje me një krizë, që shihet si preludi i ndarjes midis Giannina Maradona dhe Pablo Daniel Osvaldo, ish-futbollist i Romës dhe Juventusit, ndër të tjera.
Ai ka qenë lider i grupit muzikor "Barrio Viejo" që nga viti 2016. Për ta vërtetuar këtë tezë përmenden "indikacione sociale", që sugjerojnë se marrëdhënia e dashurisë ka marrë fund.
“Duket se mes Gianit dhe Danit gjithçka po shkon sërish keq”, – ka shkruar Juariu në Instagram, një gazetare e specializuar në analizat e rrjeteve sociale.
Juariu shtoi: “Ata i fshinë fotot së bashku dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin gjithashtu”. Vetë Juariu kishte shfaqur një postim të shpërndarë nga vajza e Maradonës ku fliste për dhunën, duke specifikuar:
“Me dhunë mund të kuptojmë jo vetëm një agresion fizik të dukshëm, por edhe çdo veprim, praktikë apo mosveprim që cenon të drejtat e njeriut, që dëmton lirinë, zhvillimin personal, mirëqenien, privatësinë dhe gjithçka që lejon këdo të jetë dhe të ndihet i respektuar”.
Disa ditë më parë, gazetarja Nancy Duré e kishte trajtuar edhe këtë temë, duke shpjeguar se kriza midis Pablo Daniel Osvaldo dhe Giannina Maradona, të cilët tashmë kishin shpresuar të pajtoheshin, ishte shkaktuar nga xhelozia e Osvaldos ndaj Agueros:
"Ngjarja specifike që shkaktoi një skandal të vërtetë ishte festa e 14-të e ditëlindjes së Benjaminit (djali që kishte Giannina Maradona me Auguero). Osvaldo nuk donte që Kun të ishte i pranishëm, por Giannina Maradona e lejoi atë”.
Së fundi, Juariu ka rishpërndarë postimin e fundit të vajzës së Diego Maradonës: “Urrejtjes, inatit i kthehet shumë dashuri. Edhe nëse sot ndihem si një top, duke goditur kokën në mur, më pëlqen të jem vetja dhe të veproj gjithmonë me zemër”. Juariu shtoi: “Me mur e kam fjalën për Osvaldon”.